“Do t´iu shkatërrojmë derën”/ Banorët e Durrësit të revoltuar përpara bashkisë: Të fëlliqtë Zoti, haram e paçi

“Do t´iu shkatërrojmë derën”/ Banorët e Durrësit të revoltuar përpara bashkisë: Të fëlliqtë Zoti, haram e paçi

Banorët e Durrësit kanë zhvilluar dhe ditën e sotme protestë përpara bashkisë. Protestë e cila po zhvillohet për shkak se banesat e tyre pritet të shemben në kuadër të projektit për rijetëzimin e qendrës historike të Durrësit. Gjatë protestës së sotme banorët u përplasën me punonjësit e bashkisë dhe disa prejt tyre u shoqëruan nga policia. Protestuesit kërkojnë kërkim urgjent me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako ose në të kundërt kanë kërcënuar se do të hyjnë me forcë në bashki. “Të firmosësh për shembjen e shtëpive, a je durrsake, u të fëlliqte zoti. Haram e paci. Është mbush bashkia vetëm me spiuna, do t´ju shkatërrojmë derën”, u shpreh një qytetare.