“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë teksa nëpërmjet shantazhimit për një periudhë 3-vjeçare, ka përfituar nga një person nga Greqia 4000 euro. Kristi Joga i ka përfituar paratë duke kërcënuar se do t’i publikonte grekut biseda, foto dhe video intime. Me të njëjtën skemë, 47-vjeçari Kristi Joga ka përfituar dhe nga persona të tjerë po me origjinë greke shuma të konsiderueshme që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi...