“Do të jem zëri i fortë i Shqipërisë në tryezat e NATO-s!” Gjenerali dhe ish-deputeti socialist mbështetet unanimisht..
“Ndihem i vlerësuar për këtë përgjegjësi të madhe që më ngarkohet, por jam besimplotë të përfaqësoj vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jem zëri i fortë në tryezat e aleancës, atje ku merren vendime që na prekin drejtpërdrejt, jo vetëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, u shpreh ditën e djeshme përballë Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme Bardhyl Kollçaku, i cili është propozuar në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Kandidatura e tij u “përqafua” si nga socialistët, ashtu edhe nga demokratët, ku vlerësimet për figurën dhe eksperiencën e tij ishin pothuajse unanime. Kollçaku, i cili ka qenë për një mandat katërvjeçar pjesë e Kuvendi të Shqipërisë në radhët e socialistëve, mban mbi supe një karrierë të...
Burimi:
sot.com.al