“Do të ‘digjen’ shumë zyrtarë në Tiranë”/ Paralajmëron gazetari: Partnerët strategjikë, tronditje të fortë politike

“Do të ‘digjen’ shumë zyrtarë në Tiranë”/ Paralajmëron gazetari: Partnerët strategjikë, tronditje të fortë politike

I ftuar në një studio televizive gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se prej vitesh, Shqipëria është kthyer në një terren jomiqësor për investitorët e huaj seriozë nga SHBA dhe Europa. Klima e sipërmarrjes është helmuar nga injektimi i parave me origjinë kriminale dhe nga skandale si ai i inceneratorëve, tenderat e dyshimtë si dosja e AKSH-it, apo kontratat problematike si ajo e tunelit të Llogarasë. Këto afera jo vetëm kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare, por kanë krijuar një mjedis ku konkurrenca e ndershme është pothuajse e pamundur, duke larguar kapitalin e pastër. Uashingtoni ka dhënë sinjale të qarta se durimi ka mbaruar. Sipas Bushkolajt, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur një rishikim të thelluar të koncesioneve dhe investimeve strategjike në Shqipëri, shumë prej të...