“Do sillte një revolucion të paparë në drejtësi”, gazetari: Dosjet e nxehta që zbardhen nëse Durim Bami bëhet pentito
Një emër i njohur i krimit të organizuar shqiptar, Durim Bami, është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen mbi aktivitetet e bandave të Fushë-Krujës dhe rrjetet e tyre kriminale. Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, Durim Bami, i cili është ekstraduar së fundmi nga Dubai, ka qenë një figurë kyçe në historinë e krimit shqiptar, duke u përfshirë që nga moshë e re në sulme me tritol ndaj shtyllave të tensionit të lartë, si pjesë e një dinamike që sipas tijlidhej me ndikimet politike të kohës. Më pas, ai u bë pjesë e grupeve të bandave që përdornin vrasës me pagesë dhe intimidime të ndryshme. Gazetari thekson se psikologjia e një personi si Bami e bën të vështirë bashkëpunimin me drejtësinë, megjithatë, nëse ai do...
Burimi:
sot.com.al