“Do përfundojë si Gadafi, nëse nuk largohet në mënyrë paqësore”/ Protesta, Havari: Të paguajë gjithçka që ka bërë

“Do përfundojë si Gadafi, nëse nuk largohet në mënyrë paqësore”/ Protesta, Havari: Të paguajë gjithçka që ka bërë

Ish-drejtori i policisë së shtetit Mit’hat Havari foli në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama. Ai u shpreh se Rama do përfundojë si diktatori i Libisë GAdafi nëse nuk jep dorëheqjen në mënyrë paqësore. Havari shtoi se protesta nuk po dëmton aspak turizmin madje turistët vijnë dhe kënaqen në një protestë të pazakontë paqësore. Mithat Havari: Juve ju vjen erë Shqipërie. Ju vjen erë lirie. Ju vjen erë demokracie. Djersa juaj është parfumi që sakrifikoni përpara një bishe të tërbuar që nuk dorëzohet se ka kusure mbi kurriz. Unë kam shkatërruar parkun Rinia kundër miqve të tij kriminelë. Cosa Nostra që i quaj unë. Guxoi t ëmë grabiste kontributin. Hajdut kontributesh. Ata që vjedhin kontributet vjedhin dhe paratë e popullit. Bashkë me atë që është...