Djegia e bizneseve në tregun e “5 Majit”, Berisha akuza të forta: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla

Djegia e bizneseve në tregun e “5 Majit”, Berisha akuza të forta: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me djegien e bizneseve në tregun e “5 Majit”, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të lidhur me interesat e atyre që ai i quajti “mafia e betonit”. Sipas Berishës, arsyeja e djegies së tregut lidhet drejtpërdrejt me planet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në atë zonë. “Do ndërtohen kulla aty, mafia e betonit, kokainës, drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, deklaroi kreu i PD-së. Ai theksoi se tregu i “5 Majit” ishte një nga pikat kryesore ku furnizoheshin me veshje qindra mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Berisha: Ndërkohë që qeveria nuk bën asgjë për këto zona të përmbytura, digjen 2 mijë biznese në mes të Tiranës. Mijëra...