Ditët e ftohta mbërthejnë vendin! Ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin
Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -2 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare...
Burimi:
sot.com.al