Ditët e ftohta mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -1 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
sot.com.al