Ditën e vendimit për Ballukun, Shehaj fton qytetarët të marrin pjesë në protestën para Kushtetueses: Hajde më 22 janar
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e përdor ftesën e Presidentit të SHBA Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën si një propagandë me qëllimin e vetëm për të ndikuar në vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në 22 janar për zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrest me burg. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thotë se propaganda e qeverisë shqiptare pas ftesës që Donald Trump u ka dërguar qindra kryeministrave dhe krerësh shtetesh, është njësoj si propaganda e Lukashenkos në Bjellorusi, i cili po ashtu ka marrë të njëjtën ftesë si Rama nga Presidenti i SHBA. Por në kontekstin shqiptar thekson Shehaj, Rama është duke e...
Burimi:
sot.com.al