“Ditën e premte, ora 11:00″/ Plas keq Bardhi: Rama s’guxon të shkarkojë Mirlindën, se e merr me vete bashkë me Lindën

“Ditën e premte, ora 11:00″/ Plas keq Bardhi: Rama s’guxon të shkarkojë Mirlindën, se e merr me vete bashkë me Lindën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se kryeministri Edi Rama është i përfshirë në skandalet e AKSHI-t. Nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, Bardhi tha se Rama nuk ka guxim që të shkarkojë Mirlinda Karçanajn, pasi ka frikë se kjo e fundit e merr me vete, bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama. “Nuk guxon ta shkarkojë Mirlindën, se ajo e merr me vete, bashkë me Lindën. Po tentojnë që të prishin hetimet. Ne 5 anëtarët e opozitës do të thërrasim sërish Këshillin, ditën e premte, ora 11:00.”, tha Bardhi.