Ditë e kthjellët dhe temperatura deri në 16 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditë e kthjellët dhe temperatura deri në 16 gradë celcius, parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit. Temperaturat maksimale do tëshënojnë vlerën 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të shënojnë vlerën -2 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.