Dita e tretë e protestës së së banorëve të Baks- Rrjoll, pse nuk po mbështetën nga deputetët e PD në Shkodër?!

Dita e tretë e protestës së së banorëve të Baks- Rrjoll, pse nuk po mbështetën nga deputetët e PD në Shkodër?!

Banorët e Baks- Rrjoll, të paktën përfaqësues të 60- familjeve, përmbyllën ditën e tretë të protestës. Ata janë kundër ndërtimit të një resorti turistik nga Bashkim Ulaj, me pretendimin se, përmes falsifikimit të dokumentacionit nga një shtetas i quajtur Fatmir Shpellzaj, u janë grabitur pronat e tyre.Prej tre ditësh, vemendja mediatike është përqendruar tek kjo ngjarje. Raportohet në kohë reale apo edhe përmes edicioneve informative, çdo gjë që ndodh. Sigurisht, asnjë nga banorët- protestues nuk ka dëshirë ta politizojë këtë përpjekje, me dëshirën që zgjidhja të vijë në rrugë ligjore, pa ndikime.A është detyra e deputetëve të opozitës të qarkut Shkodër jo vetëm të reagojnë, por edhe të shkojnë pranë banorëve në protestë? Aq më shumë, kur opozita vetëkonsiderohet apo konsiderohet e djathtë dhe prona...