Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme
Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe. ”Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shprehet Begaj Në këtë mesazh, Presidenti i Republikës vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit. ”Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të...
Burimi:
opinion.al