Digjet transformatori në fshatin Mlizë, 104 abonentë pa energji elektrike

Digjet transformatori në fshatin Mlizë, 104 abonentë pa energji elektrike

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike 104 abonentë. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj – Mlizë. Menjëherë pas incidentit, grupet teknike kanë ndërhyrë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e kabinës së dëmtuar, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë të jenë në punë normale, ndërsa shkaqet e zjarrit në transformator mbeten ende për t’u sqaruar.