Digjet lokali në Vlorë

Digjet lokali në Vlorë

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në Vlorë. Për shkak se lokali është ndërtuar kryesisht me material drusor, kjo ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet apo nëse ka persona të pranishëm brenda lokalit. Forcat zjarrfikëse ndodhen nën vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.