Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale, pasi dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha dhe prej vitesh ishte e pabanuar, pasi pronari nuk jetonte aty. Sipas burimeve, pronari i kishte lënë porosi një fqinji që të kujdesej për banesën, të cilën e vizitonte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji ai që, pasi ka konstatuar flakët, ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.