Digjen mbetje pranë Thumanës, shtëllunga tymi mbulojnë shtratin e lumit Drojë

Digjen mbetje pranë Thumanës, shtëllunga tymi mbulojnë shtratin e lumit Drojë

Pasditen e sotme, pranë zonës së Thumanës, në autostrade shtëllunga të mëdha tymi të zi, e shkaktuar nga djegia e mbetjeve plastike, ky fenomen përsëritet pothuajse çdo ditë. Persona të papërgjegjshëm dyshohet se u vënë flakën mbetjeve plastike, gomave dhe materialeve të tjera, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit dhe shqetësim për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradë. Një tjetër “vatër “, tymi i zi dhe në shtratin e lumit Drojë, një fenomen të përditshëm në zonë. Ndërhyrja institucioneve në parandalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm, e cila po kthehet në përditshmëri.