Diaspora në Tiranë, pjesëmarrje rekord/ Dita e 35-të, protestuesit marshojnë në kryeqytet
“Shqipëri e Re” Edi Rama jep dorëheqjen”, janë këto thirrjet që jehuan në protestën e sotme në Tiranë. “Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, shprehen protestuesit. Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve. Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kësaj protesta i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.
Burimi:
sot.com.al