Diaspora i ‘tund’ themelet Kryeministrisë/ Institucioni shtetëror, blindon dyert
Masat e sigurisë janë shtuar përreth godinës së Kryeministrisë, ku siç shihet edhe në pamje, barriera metalike janë vendosur në hyrjet kryesore të institucionit. Siç duket, diaspora i ka fut ‘ethet’ kryeministrit Edi Rama, duke e detyruar që të blindojë dyert e godinës qeveritare. Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend. Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
sot.com.al