Dhuratë strategjike, Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar VIP

Dhuratë strategjike, Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar VIP

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Sipas mediave turke, të cilat i referohen marrëveshjes dypalëshe të publikuar në Fletoren Zyrtare, avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet e transferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke. Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik, duke u konsideruar edhe si një gjest simbolik mbështetjeje për rolin dhe integrimin rajonal të Shqipërisë. Avioni i konfiguruar për përdorim shtetëror ka një peshë maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P me...