Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dhurata e Erdoganit për Ramën/ Gazetarja turke: Avioni shkon në Shqipëri, halli i mbetet popullit
Në Turqi, shprehja “nuk ka burime” tashmë është kthyer në një refleks politik. Sa herë që pyetet: — nuk ka për pensionistët. — nuk ka për ata me pagë minimale. — nuk ka për studentët, qiramarrësit, të zhyturit në borxhe. Por sapo tema bëhet politika e jashtme, ato burime, që “nuk ekzistojnë”, gjenden papritur çdo herë. Me firmën e presidentit Erdoğan, një avion i Turkish Airlines me vlerë rreth 12 milionë dollarë iu dhurua Shqipërisë. Një “dhuratë” për një shtet. Një gjest. Madje kjo nuk është hera e parë. Dhe është e qartë se nuk do të jetë as e fundit. Vitet e fundit, borxhe të fshira për vende të ndryshme, ndihma financiare direkte, avantazhe tregtare me doganë zero, shërbime shëndetësore, mbështetje infrastrukturore – panorama...