Dhunuan punonjësit e INUV dhe dy efektivë, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë problematik

Dhunuan punonjësit e INUV dhe dy efektivë, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë problematik

Sot, rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një konflikt të ndodhur në zonën e njohur si Rreth rrotullimi i Nartës në hyrje të qytetit të Vlorës. Në konflikt janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre shtetas, konkretisht Irfan Dalipaj., 58 vjeç, Drisild Dalipaj., 27 vjeç dhe Fabjo Dalipaj., 23 vjeç. Punonjësit e INUV kanë qenë në terren për të njoftuar bizneset për lirimin e hapësirave publike, por aty ka nisur dhe konflikti ku fillimisht janë dhunuar punonjësit e INUV. Në afërsi të vendngjarjes, dy punonjës të Qarkullimit Rrugor po kryenin shërbim të planifikuar dhe kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë. Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe për të vënë situatën...