Dhunuan 2 persona në protestë me pretendimin se ishin agjentë civil, Policia nis hetimet ndaj Nokës dhe Mziut

Dhunuan 2 persona në protestë me pretendimin se ishin agjentë civil, Policia nis hetimet ndaj Nokës dhe Mziut

Policia ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga PD, ata dhunuan 2 persona të tjerë, me pretendimin se ishin agjentë Policie. Ndaj tyre kanë bërë kallëzim personat e dhunuar, Krenar Metaj dhe Totem Toraj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.