Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, i njohur edhe si përfaqësues ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta, është dhunuar këtë të diel në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai është sulmuar nga disa persona në një pikë karburanti. Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur në momentin kur Cakrani ndodhej brenda automjetit të tij. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e saj. Menjëherë pas incidentit, avokati është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore për disa plagë të pësuara gjatë përplasjes. Dyshohet se konflikti mund të ketë lidhje me çështje të mëparshme profesionale të Cakranit, por ky është një element që pritet të konfirmohet nga hetimet. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi ngjarjen.