Dhunohet avokati i Ilir Metës/ Policia: U konfliktua me dy persona për makinën, e goditën fizikisht
Kujtim Cakrani, avokat i ish-presidentit Meta dhe i kontigjenteve të tjerë që kanë probleme me drejtësinë, ështu dhunuar në Vlorë. Në një prononcim nga spitali i Vlorës për TCH, Cakrani është shprehur: “Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan. Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi. Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq...
Burimi:
argjiroja.net