Dhunë barbare brenda familjes/ Babai me dy djemtë rrahin motrën dhe mbesën e mitur

Dhunë barbare brenda familjes/ Babai me dy djemtë rrahin motrën dhe mbesën e mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj tre shtetasve, për veprën penale të ushtrimit të dhunës. Sipas Policisë, procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç, si dhe ndaj një 17-vjeçari, babai dhe dy djemtë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe, motra e shtetasit L. O., si dhe ndaj vajzës së saj të mitur. Ngjarja është referuar për trajtim të mëtejshëm ligjor pranë Prokurorisë së Fierit, e cila do të ndjekë veprimet procedurale përkatëse. Njoftimi i policisë:     Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal...