Dhjetë ditët e ferrit të Edi Ramës, ja katër shuplakat që ju përplasën në fytyrë nga SHBA dhe BE
Ilir DAKO Kryeministri Edi Rama u pa sy’msy me qytetarët shqiptarë nëpërmjet podcastit të së dielës. Nëpërmjet monologut të tij të lodhshëm, ai u mundua ti jepte sqarim qytetarëve shqiptarë ngjarjet e fundjavës, pikërisht çështjeve më të nxehta që dominuan atmosferën politike shqiptare. I ndodhur në situatë tmerrësisht të vështirë, me dështime të njëpasnjëshme, të cilat u kurorëzuan me bllokimin e negociatave me BE kanë detyruar Kryeministrin shqiptar të shpjegojë para shqiptarëve 4 shuplaka që ka ngrënë dhjetë ditët e fundit. Shuplaka e parë është shkarkimi i Belinda Ballukut të cilën e shkarkoi me peng të fortë në zemër, gjë që e detyroi të riformatojë qeverinë brenda 6 muajve. I ndodhur nën presion të fuqishëm nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët e vunë me shpatulla në...
Burimi:
sot.com.al