Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market, edhe aty dështon

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market, edhe aty dështon

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi tentativën e grabittjes së një filiali të Postës Shqiptare. Bëhet me dije se personi i cili ka tentuar të rgabisë postën, pasi ka dështuar të marrë para aty, ka tentuar gjithashtu të grabisë edhe një market , por edhe aty ka dështuar. Ndërkohë policia po vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftimi: Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë vijojnë...