Dëshmia e Gerond Meçes zbulon bandën edhe në KPP, ja denoncimet për zëvendëskryetarin e prokurimeve, si…

Dëshmia e Gerond Meçes zbulon bandën edhe në KPP, ja denoncimet për zëvendëskryetarin e prokurimeve, si…

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht ka zbuluar një rrjet të mundshëm manipulimi në procedurat e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Dosja e SPAK tregon se pengmarrësit e detyruan Meçen të tërhiqej nga të gjitha ankimimet ndaj tenderave, ndërsa lidhja e tyre me disa anëtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) ka hedhur dyshime për ndikim të brendshëm në vendimmarrjet administrative.  Sipas dosjes, Gerond Meçe ka akuzuar drejtpërdrejt në SPAK zëvendëskryetarin e KPP-së për refuzimin e kërkesave të tij për tërheqjen nga ankimimet e tenderave. Gerond Meçe, siç rezulton në dosje dhe është arritur të provohet dhe nga SPAK, është marrë peng pikërisht për t’u tërhequr nga ankimimet që ai kishte bërë për disa procedura tenderuese, kur fituese...