Dënohet 39-vjeçari shqiptar/ Grabiti një sërë bisnesesh: Isha nën ndikimin e kokainës dhe më duhej të grabisja (EMRI)

Dënohet 39-vjeçari shqiptar/ Grabiti një sërë bisnesesh: Isha nën ndikimin e kokainës dhe më duhej të grabisja (EMRI)

Një 39-vjeçar shqiptar është dënuar me katër vite burg në Francë, pasi është shpallur fajtor për disa vjedhje në seri. I dënuari është Angjelin Nokaj, 39 vjeç, me origjinë shqiptare. Ai është shpallur fajtor për vjedhje dyqanesh, farmacish dhe individësh. Si pasojë e këtyre vjedhjeve, ai iu ka shkaktuar bizneseve dhe individëve dëme prej dhjetëra mijëra eurosh. Mediat franceze shkruajnë se ai do të deportohet brenda pak muajsh nëse aplikon për lirim me kusht. 39-vjeçari shqiptar u gjykua për të paktën 72 raste vjedhjesh me thyerje, të kryera në zona të ndryshme, ku synoheshin kryesisht banesa private dhe sende me vlerë. Gjatë procesit gjyqësor, Nokaj deklaroi se në momentin e kryerjes së vjedhjeve kishte qenë nën ndikimin e kokainës, duke u përpjekur ta paraqesë këtë...