Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Delegacioni i BE uron Brahon: Përgëzojmë SPAK për qëndrueshmërinë tij përballë presionit politik
Sot u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Barhon, tashmë kreun e ri të SPAK. Pak orë më vonë ka ardhur reagimi nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Përmes një postimi në platformën X, BE përgëzon Brahon për marrjen e detyrës së re, ndërsa përgëzon Prokurorinë e Posaçme për qëndrueshmërinë përballë presionit politik. Reagimi: BE-ja në Shqipëri përgëzon Klodian Brahon, i cili merr detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i uron atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga Kryeprokurori në largim Altin Dumani, nën udhëheqjen e të cilit SPAK arriti përparim në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë...