Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, bllokohet unaza e qytetit, rrezikohen edhe banesat

Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, bllokohet unaza e qytetit, rrezikohen edhe banesat

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq ka përfshirë vendin duke sjellë përmbytje në shumë qytete të vendit. Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, përroi i Glinës në Vaun e Dejës ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Bëhet gjithashtu me dije se dhe lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë e Mallkuç. Si rezultat janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe janë bllokuar dy lagje në fshatin Murqinë. Për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese, situata vijon të jetë problematike në disa fshatra si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina, Bilaj, ku ka rrugë e akse të përmbytura.