Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend
Pas reshjeve të dëborës, temperaturat gjatë natës zbritën deri në –18°C në Valbonë, –13°C në Kukës–Shishtavec dhe –8°C në Theth, duke krijuar ngrica që vështirësuan qarkullimin në disa akse rrugore. Në rrugën nacionale Klos–Burrel u raportua një bllokim i përkohshëm, ndërsa në Rrugën e Arbrit, që lidh Dibrën me Tiranën, qarkullimi u krye me vështirësi për shkak të akullit dhe rrëshqitjeve. Autoritetet njoftuan se disa segmente në zonat malore mbetën të pakalueshme, përfshirë edhe rrugën që lidh Peshkopinë me Librazhdin, ku qarkullimi paraqiste rrezik. Në anën tjetër aksi që lidh Librazhdin me qendrën e Njësisë Administrative Steblevë është i kalueshëm. Drejt juglindjes rruga Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë e bllokuar nga rënia e gurëve dhe dherave, duke detyruar devijimin e lëvizjes përmes Qafë Thanës. Të...