Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë nga temperaturat e ulëta. Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka ndaluar përkohësisht lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor, për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.