Debati për ‘ripërtëritjen” e PD, flet Doris Madhi: Berisha e ka bërë pronë private, Noka strumbullari i armiqësive

Debati për ‘ripërtëritjen” e PD, flet Doris Madhi: Berisha e ka bërë pronë private, Noka strumbullari i armiqësive

“Ripërtëritja” sipas Partisë Demokratike dhe “ripërtëritja” sipas demokratëve kritikë duket se janë dy gjëra krejt të ndryshme. Të paktën ky ishte mesazhi që përcolli Doris Madhi, një prej zërave kritikë ndaj drejtimit aktual të PD-së, në një studio televizive teksa komentoi ndryshimet e fundit në parti pas rikonfirmimit pa garë së Sali Berishës dhe ‘riformatimit’ të forumeve drejtuese. Madhi nuk është një zë i panjohur në radhët e demokratëve. Aktiviste e PD-së prej një dekade dhe drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, ajo u përjashtua nga funksioni i nënkryetares së këshillit, nga grupi i këshilltarëve demokratë dhe nga anëtarësia e PD-së me një vendim që, sipas saj, u mor nga një kryesi pa kuorumin e nevojshëm. Për Madhin, problemi...