Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat e magjistratëve. Sipas Shehajt, jeta e prokurorëve dhe gjyqtarëve është në rrezik për shkak të kërcënimeve dhe kryeministri duhet të ndalë gjuhën denigruese. “Jam këtu për të dënuar me forcë sulmet e përditshme të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut. Prokurorët dhe gjykatësit po përballen me kërcënime për jetën. Prokurorëve dhe gjykatësve po iu rrezikohet jeta. Në këto kushte Edi Rama vazhdon denigrimin ndaj tyre. Dënojmë gjuhën e tij linçuese, intimiduese dhe kërcënuese ndaj drejtësisë ndërkohë që Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej javësh dhe po shtyn vazhdimisht vendimin historik në lidhje me kërkesën e SPAK-ut për pezullimin e zv.kryeministres Balluku e cila akuzohet se...