Debati pas deklaratës së babit të Selinës/ Reagon vajza e dr.Florit: Akuzat bazohen vetëm në klipe të prera

Debati pas deklaratës së babit të Selinës/ Reagon vajza e dr.Florit: Akuzat bazohen vetëm në klipe të prera

Një debat i nxehtë ka shpërthyer pas deklaratave të babait të Selinës, banores së “Big Brother VIP 5”, gjatë një bisede telefonike për “Shqipëria Live”. Jeton Bollati nuk nguroi të komentonte marrëdhënien e vajzës së tij me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo. Deklaratat e tij të forta kanë nxitur reagime të menjëhershme nga familjarë, të afërm dhe miq të Miris, të cilët dolën në mbrojtje të tij. Ndër ta ishte edhe Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, e cila përmes një postimi në “Instastory” shpjegoi se Miri nuk ka shkelur kurrë privatësinë e askujt dhe nuk ka kaluar kufij në marrëdhënie me vajzat apo banorët e tjerë. Sipas Kaltrinës, Miri është person që di të...