Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula u prezantua sot në detyrën e re të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ku në fjalën ee mbajtur ai theksoi që e sheh detyrën si një sfidë dhe një “dorashkë të hedhur” nga kryeministri Rama. Sula vuri në dukje se do të bashkëpunojë ngushtë me ministren dhe kryeministrin Rama në detyrën e re. “Bashkëpunimi me zonjën ministre dhe me qeverinë do të jetë në kushte maksimale. Sigurisht mendoj që tre pika do më shoqërojnë gjatë gjithë periudhës që do jem në krye të Inspektoriatit të përgjithshëm. Përkushtimi, përkushtimi do të jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit kur vihet në punë, deri orën që mbyllet, dhe unë ju garantoj që do jem 24 orë në 24 për çdo problem, apo koleg,...