‘Daljet e Ballukut, sfidë e hapur dhe poshtërim për opinionin publik’, Preçi: Subjekt i hetimit nga SPAK dhe nuk jep…

‘Daljet e Ballukut, sfidë e hapur dhe poshtërim për opinionin publik’, Preçi: Subjekt i hetimit nga SPAK dhe nuk jep…

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komentoi praninë e zëvendës kryeministres së pandehur Belinda Balluku afër të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së, Nancy Vanhorn, gjatë një aktiviteti dy ditë më parë. I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se daljet publike të zëvendës kryeministres, ndaj së cilës SPAK ka kërkuar edhe arrestimin e saj, janë një “sfidë e hapur” dhe një “poshtërim” për opinionin publik, duke marrë parasysh se akuzohet për vjedhjen e miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Ai ngriti shqetësimin se si Balluku, por edhe të tjerë zyrtarë, nuk e kanë “kulturën” e dhënies së dorëheqjes. “Sa i takon marrëdhënieve të përfaqësive diplomatike është se kur merr pjesë kryeministri, merr pjesë edhe niveli më i lartë i ambasadës, për më tepër kur bëhet fjalë...