“Dalim më të fortë, drejt fitores së ardhshme”/ Bedri Qypi zgjidhet në krye të degës së PD Belsh
Partia Demokratike në Belsh ka mbyllur me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme, duke konfirmuar Bedri Qypin me 307 vota me në krye të degës. Qypi e cilësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm që reflektoi qartë vlerat demokratike dhe frymën e bashkëpunimit brenda strukturave të partisë. Ai falënderoi të gjithë anëtarët për pjesëmarrjen dhe seriozitetin gjatë procesit, duke theksuar se angazhimi i tyre ishte kyç për një garë të rregullt dhe përfaqësuese. Një vlerësim të veçantë Qypi rezervoi edhe për rivalin e tij, Roland Bullari i cili mori 163 vota , për të cilin tha se zhvilloi një garë korrekte dhe qytetare. “Këto zgjedhje nuk na ndajnë, por na bashkojnë më shumë se kurrë. Sot dalim më të fortë dhe më të vendosur...
Burimi:
sot.com.al