Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari

Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitetin në një subjekt për çmontimin dhe shitjen e pjesëve të automjeteve, në fshatin Bërdicë, pa e regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjekt, u gjetën dhe u sekuestruan 5 automjete të dyshuara të kontrabanduara nga Mbretëria e Bashkuar.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Gj., 66 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.Malësi e Madhe/Më datë 17.02.2026, shtetasja N. H., 69 vjeçe, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, i kanë vjedhur një shumë parash në banesën...