Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar
Një bandë “skifterësh” shqiptarë është çmontuar nga karabinierët në Itali, teksa ishin kthyer në terrorin e banorëve të zonës së Ankokës me bastisjet në seri të shtëpive dhe dhjetëra mijëra euro mall të vjedhur. Operacioni u krye në Osimo, ku 3 të rinj u arrestuan, të skeduar më parë për të njëjtat krime. Ndërhyrja erdhi pas ankesave të shtuara të banorëve dhe patrullat nisën gjurmimin prej 19 dhjetorit duke mbajtur nën vëzhgim të dyshuarit në territoret e Val Musone dhe Vallesina. Të tre shqiptarët u kapën duke udhëtuar me një makinë me qira, teksa kishin mbaruar punët e tyre me plaçkitje në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, përpara se të ktheheshin vonë atë mbrëmje në Castelfidardo, ku kishin qëndruar prej ditësh. Bashkë me Batalion e Katërt...