Çmimi i  naftës/ A do të ringrihet Bordi i Transparencës? Ministrja tregon skenarët

Çmimi i naftës/ A do të ringrihet Bordi i Transparencës? Ministrja tregon skenarët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht nuk jemi në kushtet për të ringritur Bordin e Transparencës lidhur me luhatjet e çmimit të naftës në vend, sikurse ndodhi gjatë luftës në Ukrainë. Ibrahimaj tha se çmimi i naftës në Shqipëri është luhatur nga 10-15 për qind, ndërkohë që në bursë luhatja ka qenë deri në 40 për qind. Ajo theksoi se nëse do ketë abuzime në marzhet e fitimit, Shqipëria do të rikthejë Bordin e Transparencës. “Kemi pasur një luhatje në çmimet e bursës me 40 për qind, në ndërkohë që çmimet në Tiranë nuk kanë pasur një rritje më të madhe se sa…janë luhatur nga 10-15 për qind. Jemi ulur, kemi diskutuar, me tregtarët kemi një eksperiencë të mëparshme gjatë krizës së Ukrainës, me...