“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”/ Nafta 218 lekë/litër, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”/ Nafta 218 lekë/litër, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkroi në rrjetet sociale se rritja e çmimit të naftës deri në 218 lekë për litër nuk mund të justifikohet vetëm me faktorë të jashtëm si lufta, por sipas saj është pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e qeverisë. Sipas saj, çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50% në një periudhë të shkurtër, duke rënduar më tej situatën ekonomike. Postimi i Xhixhos: Qeveria po pasurohet në këtë krizë, ndërkohë qytetarët po varfërohen. Kjo është e vërteta! Një kryeministër që lejon rritjen e çmimit të naftës në 218 lekë për litër dhe më pas del e u thotë shqiptarëve që kjo është pasojë e luftës është një kryeministër që ka hequr dorë nga përgjegjësia. Në vend që...