Cili nga oligarkët e ndërtimit do ngrejë kulla pas zjarrit të mbrëmshëm në Tiranë?

Cili nga oligarkët e ndërtimit do ngrejë kulla pas zjarrit të mbrëmshëm në Tiranë?

Dje mbrëma një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun pranë ish-Uzinës “Dinamo” në Tiranë, duke shkrumbuar dhjetëra dyqane dhe magazina me mallra, kryesisht tekstile. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe u desh ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll pas disa orësh. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Ngjarja ka ngritur dyshime të forta për një zjarr të qëllimshëm, për shkak të vlerës së lartë të zonës dhe diskutimeve të hershme për zhvillim urban dhe ndërtim kullash në atë territor. Tregtarët pretendojnë se tregu ka qenë prej kohësh nën presion dhe se zjarri mund t’i hapë rrugë zhdukjes përfundimtare të tij. Në këto kushte logjikshëm lind pyetja: Cili nga oligarkët e ndërtimit do ngrejë kulla pas...