“Cikël që nuk po ndalet”/ Liqeni i Fierzës “pushtohet” nga mbeturinat, ndotja fenomen i vazhdueshëm, reagojnë banorët
Prej mesit të janarit, kur reshjet e dendura të shiut përfshinë Kukësin, Liqeni i Fierzës është kthyer në një grumbullim masiv mbeturinash që mbulojnë sipërfaqen dhe brigjet e tij. Pamjet e ditëve të fundit tregojnë një situatë të rënduar, pavarësisht përpjekjeve të Bashkisë për pastrimin e tyre përmes anijes ekologjike. Banori i zonës, Agim Cengu, thotë se ndotja e liqenit është një fenomen i vazhdueshëm ndër vite. Sipas tij, edhe pse anija ekologjike punon çdo ditë për largimin e mbetjeve, ajo nuk arrin të përballojë fluksin e madh që grumbullohet, sidomos në brigjet ku përfundojnë mbeturina të sjella nga prurjet e lumenjve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Ndotja ka vite që vazhdon. Anija pastron çdo ditë, por mbeturinat janë shumë të mëdha në sasi....
Burimi:
sot.com.al