Çifti u dhunua brenda makinës/ Gruaja rrëfen ngjarjen: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika të gjithë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, në lagjen nr.14 në Nishtulla, ku një çift është rrahur me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona, për të cilët prokuroria nisi procedim penal ndaj një 44-vjeçari ndërsa u shpallën në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Gruaja e dhunuar ka folur sot për News24 ku shprehu frikë për situatën e krijuar, cka ka bërë që të gjithë si familje të ngujohen në shtëpi. “Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, ka thënë V. Meçani . Sipas shtetases V.Meçani, i pari që është goditur nga një grup prej disa personash është 55–vjeçari Fatmir Meçani, “Në momentin që...
Burimi:
ntv.al