Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta. Kjo situatë ka shkaktuar tension tek pacientët, stafet mjekësore, por dhe familjaret, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Mësohet se gjeneratori nuk ka arritur të ndizet gjë që ka shkaktuar koas, tension dhe frikë për jetën e pacienteve. Mësohet se energjia është rikthyer pas 30 minutash, ndërsa QSUT pritet të dale me një deklaratë zyrtare në lidhje me situatën e ndodhur.
Burimi:
opinion.al