Çfarë po ndodh me dosjen “Bankers”? Lala zbulon detajet: SPAK ka shtrirë hetimet në Austri, në skaner ministra e..

Çfarë po ndodh me dosjen “Bankers”? Lala zbulon detajet: SPAK ka shtrirë hetimet në Austri, në skaner ministra e..

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. Lala tha në një emision se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish-ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë. Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë detyrimet tatimore. “Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje. Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar...